image Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në “MTV EMA”

Showbiz/ Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në “MTV EMA”

news image

Sevilla në Spanjë ishte destinacioni i sivjetmë i spektaklit të ndarjes së çmimeve MTV EMA, ku nuk kanë munguar yjet shqiptare me famë botërore.

Dua Lipa ka udhëhequr të famshmit që kanë parakaluar në tepihun e kuq dhe si gjithmonë, ajo është kujdesur që të duket sa më bukur.

E veshur me një fustan të zi dhe me flokë të lidhur, 24-vjeçarja është dukur shumë bukur gjatë arritjes në këtë eveniment.

Fotografët janë kujdesur që të kapin sa më shumë poza të këngëtares nga Kosova, e cila gjithmonë arrin të marrë vëmendje me dukjen e saj. /Gazeta Sinjali/