image Dua Lipa kujton kohën kur 21 vjet më parë kosovarët u dëbuan nga atdheu: Dashuroni, mos luftoni

Bota e Yjeve

Dua Lipa kujton kohën kur 21 vjet më parë kosovarët u dëbuan nga atdheu: Dashuroni, mos luftoni

news image

Me rastin e Ditës së Refugjatëve , derisa këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, kujtoi dëbimin e kosovarëve nga atdheu.

Shumë të famshëm shënuan këtë ditë me postime të ndryshme, madje disa prej tyre kanë kujtuar edhe historitë që lidhen me ta.

Kështu ka vepruar edhe Dua Lipa e cila është një prej të famshmëve që është nga një familje refugjate.

Ajo bashkë me familjen ishte larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.

Dukagjin Lipa me anë të disa imazheve të refugjatëve kosovarë dhe sirianë, shkroi disa fjalë lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

“Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë. Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini.

Të njëjtin postim e shpërndau Dua në llogarinë e saj në InstaStory, duke iu bashkëngjitur fjalëve të babait. /Gazeta Sinjali/