image Dua Lipa kryeson në top listat latine me këngën "Un Dia"

Bota e Yjeve

Dua Lipa kryeson në top listat latine me këngën “Un Dia”

news image

Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ditë më parë publikoi këngën më të fundit “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny.

Kënga ka arritur një sukses, duke u radhitur në top listat latine.

Kjo këngë ka rrëzuar nga froni një bashkëpunim tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në top listë për tre javë rresht.

“Jam shumë mirënjohës për këtë reagim ndaj “Un Dia” dhe renditjen e saj në listë. Shumë dashuri për Dua Lipën, Bad Bunny dhe Tainy që janë pjesë e këtij momenti të veçantë me mua. “, tha J Balvin për “Billboard”.

Kujtojmë se, ditë më parë Dua Lipa u rendit edhe në listën 10 këngëtarëve më të dëgjuar në “Spotify”. /Gazeta Sinjali/