image Dua Lipa krenare që solli Miley Cyrus në Prishtinë

Muzikë

Dua Lipa krenare që solli Miley Cyrus në Prishtinë

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se ndjehet krenare që e ka sjellë në Prishtinë këngëtaren kontraverse, Miley Cyrus.

Lipa ka zgjedhur që përmes një imazhi të publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, Facebook të thotë disa fjalë për Mileyn.

Nata e parë me mbretëreshën Miley Cyrus! Femra e parë që është e njohur ndërkombëtarishtë që merr pjesë në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë, krenare, krenare, krenare!!!”, ka shkruar artistja shqiptare në gjuhen angleze në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.facebook.com/dualipaofficial/photos/a.586154084803846/2342404825845421/?type=3&theater

Këngëtarja, tekstshkruesja, aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus mbrëmë performoi në festivalin “Sunny Hill” që edhe këtë vit po mbahet në Gërmi të Prishtinës.

Kujtojmë që dje Dua Lipa njoftoi se Miley ka ndarë 25 mijë dollarë për “Sunny Hill Foundation”.

Festivali do të zgjasë deri më 4 gusht dhe priten të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare./Sinjali/