image Dua Lipa i bën një dhuratë teatrit “Dodona”

Bota e Yjeve

Dua Lipa i bën një dhuratë teatrit “Dodona”

news image

Teatri “Dodona” prej tash e tutje do ta ketë webfaqen e re ku qytetarët mund të informohen për të gjitha të rejat rreth shfaqjeve dhe aktiviteteve të tjera.

E këtë webfaqe ia ka dhuruar Fondacioni “Sunny Hill” dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Lajmin e ka kumtuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Teatri “Dodona” prej tash ka webfaqen e re, ku mund të informoheni për të gjitha të rejat rreth shfaqjeve dhe aktiviteteve të tjera. http://teatridodona.org/ është dhuratë nga Fondacioni Sunny Hill dhe Dua Lipa, për të cilën i falënderojmë nga zemra. #prishtina”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare./Gazeta Sinjali/

Teatri “Dodona” prej tash ka webfaqen e re, ku mund të informoheni për të gjitha të rejat rreth shfaqjeve dhe…

Posted by Shpend Ahmeti on Friday, August 7, 2020