image Dua Lipa i bashkëngjitet peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë "Apple"

Bota e Yjeve

Dua Lipa i bashkëngjitet peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë “Apple”

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkëngjitur peticionit të kosovarëve për kompaninë “Apple”.

Përmes këtij peticioni qytetarët e Kosovës po kërkojnë që Apple ta vendos shtetin e Kosovës në hartën e kësaj kompanie.

“Apple na jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, ka shkruar Dua afër fotografisë të postuar në Instastory.

Dua e huazoi këtë imazh nga faqja “Balkanism” në Instagram, e cila e publikoi fillimisht atë./Gazeta Sinjali/