image Dua Lipa e ndezë skenën me këngën e re te Jimmy Fallon

Muzikë

Muzikë/ Dua Lipa e ndezë skenën me këngën e re te Jimmy Fallon

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dy ditë më parë për herë të parë zhvilloi një intervistë me njërin prej moderatorëve më të njohur amerikan Jimmy Fallon.

Artistja shqiptare diskutoi shumë gjëra me Fallon që nga Kosova e deri tek rrëmbimi i çmimeve Grammy, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas intervistës, Dua Lipa performoi edhe këngën e re “Don’t Start Now”. 24-vjeçarja si çdo herë shfaqi talentin e saj në interpretimin e këngës për mrekulli, duke e shoqëruar edhe me një koreografi.

Kujtojmë se “Don’t Start Now” është publikuar më 1 nëntor dhe deri më tani numëron mbi 72 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/

Performancën e Dua Lipës mund ta shikoni në këtë LINK.