image Dua Lipa e do një rol në "American Horror Story"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa e do një rol në “American Horror Story”

news image

Nëse jeni adhurues i Dua Lipa dhe American Horror Story, kjo është për ju.

Superylli i popit i është përgjigjur disa pyetjeve në Ask Chat të IHeartRadio, ku ajo zbuloi se do të pëlqente absolutisht një rol në serialin ‘American horror story”.

“Unë me të vërtetë do të doja të isha pjesë e American Horror Story sepse gjithmonë i kam dashur personazhet dhe atë serial dhe se si ata arrijnë të luajnë aq role të ndryshme brenda çdo sezoni”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ndërsa nëse jeni të interesuar të dini si po kalon Dua në këto momente, këngëtarja është përgjigjur “Falë zotit jemi gjithë familja mirë”, këngëtarja tha se tani po gjen mënyra si të qëndrojë në kontakt me fansat e saj./Gazeta Sinjali/