image Dua Lipa do të performojë në MTV EMA

Showbiz/ Dua Lipa do të performojë në MTV EMA

news image

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka bërë një njoftim tjetër të rëndësishëm për dashamirët e muzikës së saj.

Ajo ka bërë të ditur se do të jetë një nga interpretuesit në edicionin e sivjetmë të MTV Europe Music Awards që zhvillohet më 3 nëntor në Sevilla të Spanjës.

“Katër ditë deri te ‘Dont Start Now’! Dhe jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se do të performoj në MTV EMA më 3 nëntor!”, ka shkruar Dua në profilin e saj në Instagram.

Ndërkohë që fansat e saj janë në pritje të këngës së re, e cila pritet të publikohet pas katër ditësh./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B4KGyAbB1VW/?utm_source=ig_embed