image Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

Showbiz/ Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

news image

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka performuar së fundmi në spektaklin e madh “The Ellen Show”.

Ajo ka performuar live hitin e saj më të fundit “Don’t start now”, duke mahnitur publikun e pranishëm.

Me një performancë atraktive dhe interpretim korrekt, Dua mori komentet më të mira nga fansat për performancën e saj.

Ajo para pak ditësh publikoi në YouTube një video, ku tregonte kamerën e fshehur që kishte realizuar ekskluzivisht për këtë emision.

Lipa ishte maskuar si një shitëse në super-market, teksa këndonte për të pranishmit disa nga këngët e saj.

https://www.instagram.com/p/B7APFthhZ8J/