image Dua Lipa bëhet aktive në Instagram, ka një pyetje për ndjekësit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa bëhet aktive në Instagram, ka një pyetje për ndjekësit

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është kthyer në rrjetin social Instagram.

Artistja këtë e ka bërë para pak minutash përmes një videoje të publilkuar, në të cilën shfaqet e veshur provokative, transmeton Gazeta Sinjali.

Ju mungova?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, në të cilën ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.

View this post on Instagram

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Në fund të videos, shfaqet mbishkrimi “Mos fillo tani”, duke mos e bërë të ditur qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Kujtojmë se artistja shokoi fansat e saj javë më parë, duke fshirë të gjitha postimet nga rrjetet social Instagram dhe Twitter, pa dhënë një sqarim pse. Fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për albumin e ri të saj, por që këtë nuk e ka konfirmuar vetë Dua./Gazeta Sinjali/