Një emigrant shqiptar, 42 vjeç, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro.
Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marihuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.
Gjithashtu iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Sipas përllogaritjeve nga autoritetet, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.