Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po përjeton një nga periudhat më të lumtura në jetën e saj familjare, teksa djali i saj, Daskani, ka mbushur një vit jetë.
Në këtë ditë të veçantë, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi emocionale nga momenti i lindjes së të birit, ku vogëlushi shihet menjëherë pas ardhjes në jetë.
Krahas imazhit të veçantë, Dafina i ka kushtuar një mesazh të mbushur me dashuri djalit të saj:
“Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, ka shkruar ajo.
Dedikimi i këngëtares ka përcjellë emocionet e një nëne që feston vitin e parë të një prej dhuratave më të mëdha të jetës së saj.
Ndërkohë, gëzimet për familjen e Dafinës dhe bashkëshortit të saj, Kreshnikut, nuk kanë përfunduar. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, një tjetër djalë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!