Drilon Gashi, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, u lirua sot nga detyra.
Ky vendim duket se e ka prekur Gashin, i cili është shprehur i shqetësuar.
Gashi tha se nuk e di pse është riaktualizuar dënimi të cilin Gjykata Themelore e Pejës ia kishte dhënë atij për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj gruas së tij.
“Po, është e vërtetë. Unë jam liru prej detyrës. Dyshoj që krejt kjo është ba një fushatë speciale kundër meje. Ishalla ata që ja kanë arrit një qëllimi të tillë, ishalla po gëzohen. Unë krejt atyne, edhe dushmanëve ju uroj me pasë jetë të lumtur në familje. Me kanë të kënaqun edhe në familjen e tyre, po unë ata që më kanë përjashtu prej une me këtë lajmin që e kanë nxjerrë… Katër fëmijë i kam lënë pa bukë. Për momentin jam i prekur dhe i shqetësun. Po mundohem me reflektu edhe me vetën. Fajin kërkush nuk mundet me e arsyetu, secili le te mban përgjegjësinë e vet”, tha Gashi për Insajderin.
“Pse bash qitash, pyetja është pse bash qitash? Një seancë e mbyllur përpara gjashtë vitesh, një problem familjar që e kam pasë me shoqen – pse bash qitash u hap edhe u çel bash qitash kur i kam dy padi që jam tu i shqyrtu, njërën kundër BIK-ut, tjetrën një padi për shpifje që ma ka bë Enes Goga? Qit muj dy herë e kam vizitu Gjykatën e Pejës. Kujt po i shërben me këtë lajm? Unë i kam rikuperu krejt problemet që më kanë ndodh me bashkëshorten. Kryetari i Kuvendit ka qenë në një udhëtim, i nxanë me punë të tij, unë kam kontaktu me shefin tem që është përgjegjës për neve këshilltarëve edhe i kemi sqaru çështjet, sot jam liru prej detyrës, çka me bë tash”, ka deklaruar ai.