Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Tërmeti është regjistruar në orën 07:00, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Prizrenit, konkretisht në zonën e Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.
Magnituda e tërmetit ka qenë në shkallën 3.1 ballësh të Rihterit.
Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri.
Tërmeti i sotmëm me epiqendër në fshatin Miras të Korçës kishte magnitudë 5.2.
Banorët në rajonin e Korçës shprehen se lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpitë e tyre. /Gazeta Sinjali/