image Dreshaj nga AAK ka një propozim interesant për shpalljen e një komune turistike

Politikë

Dreshaj nga AAK ka një propozim interesant për shpalljen e një komune turistike

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme të Kuvendit propozoi që Rugova të shpallet komunë turistike.

Para deputetëve, ai tha se që nga viti 2012 dora e shtetit në këtë zonë është ndëshkuese.

Ai tutje shprehu shqetësimin edhe për bizneset, të cilat tha se nuk po pajisen me leje ndërtimi të mirëfilltë nga shteti.

Çka bëri shteti i Kosovës për këtë zonë? I mbylli shkollat dhe stacionet shëndetësore. Në mungesë të kushteve, rugovasit u detyruan të shpërngulen nga Rugova. Nga 2 mijë banorë rezidentë sa ishin në vitin 2000, sot janë 400. Të gjitha bizneset që janë ndërtuar në këtë zonë dhe paguajnë taksa të majme për vendin, janë gjysmëlegale“, u shpreh deputeti i AAK-së.

Ai vazhdoi duke pyetur se pse ndodhi krejt kjo, duke shtuar se cili ligj e ruajti këtë pasuri kombëtare-shtetërore.

Pse ndodhi krejt kjo? Deputetë, ju pyes cili ligj e ruajti këtë pasuri kombëtare-shtetërore? Si deputet i kësaj treve, kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike. Që prona private të shfrytëzohet sipas ligjeve në fuqi. Prona pyjore të menaxhohet bazuar në ligjet. Zonimi hapësinor po ashtu të bëhet në mënyrë korrekte“, shtoi ai.

/GazetaSinjali/