image Dreshaj i AAK-së, Qeverisë: Për 3 ditë mund t'i vaksinoni mësimdhënësit

Politikë

Dreshaj i AAK-së, Qeverisë: Për 3 ditë mund t’i vaksinoni mësimdhënësit

news image

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e javës së kaluar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet për situatën e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në këtë seancë tha se sipas kësaj qeverie debati për arsim mund të pres, ngase, siç thotë ai,  punëtorët e këtij sektori  janë të dëgjueshëm.

“Kërkesa për debat parlamentar është bërë më 26 prill 2021, dhe pas një muaj e gjysmë sot është para jush dhe mendoj që kjo tregon mjaft për seriozitetin qeveritar. Më të rëndësishme për qeverinë ishin ARKEP-i dhe bordet…Sipas qeverisë debati për arsim mund të presë”.

“Pagat i kanë të mira dhe besa besë edhe janë të stimuluar”.

“Le t’i kthehemi temës, e ardhmja e vendit është arsimi, e vrave rininë e vrave vendin. Në këtë rënie të vazhdueshme si kapak na erdhi pandemia, dhe çka u bë? U mbyll arsimi prej parashkollor deri në atë universitare. Kaluam në sistemin online pa përgatitje pa strategji… Nuk mund të mbahet pjesa praktike pa prezencë fizike”, tha ndër të tjera Dreshaj.

“Për momentin asnjë qytetar nuk është i imunizuar ndaj COVID-19, po ashtu edhe asnjë mësimdhënës”.

Ai tha se për t’u vaksinuar stafi arsimor nevojiten vetëm 3 ditë.

“Në sistemin arsimor kemi më shumë se 32 mijë persona, për të vaksinuar stafin arsimor na duhen vetëm 3 ditë, pas jemi deklaruar se nuk do të bëjmë opozitë për pandeminë, por do të iu mbështesim…”.

“ E keni marrë votën për rikthim të shpresës, kthena shpresën në arsim dhe shëndetësi…”, shtoi ai.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare. /GazetaSinjali/