image Drenasi nesër mbetet pa ujë, jep detaje Ujësjellësi

Sociale

Drenasi nesër mbetet pa ujë, jep detaje Ujësjellësi

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se banorët e Drenasit nesër do të mbesin pa ujë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Ujësjellësi njoftojnë se si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenci” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 1 mars, e hënë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë.

Përmes një kumtese, Ujësjellësi njofton se ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00. /Gazeta Sinjali/