Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme për katër orë nuk do të ketë ujë në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata kanë njoftuar se kjo ndërprerje e ujit do të bëhet duke filluar nga ora 12:00 e deri në orën 16:00.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 20 tetor – Gjatë ditës së nesërme, 21 tetor 2021, e enjte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00, për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga fondet Zvicerrane.Ju faleminderit për mirëkuptim! /Gazeta Sinjali/