Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se për 24 orë 16 mijë e 942 persona janë vaksinuar në tërë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e ministrisë komuna e cila prinë me numrin e të imunizuarve brenda një dite, është ajo e Drenasit, kur për 20 orë janë vaksinuar 443 persona.
Kurse, pas Drenasit vjen komuna e Prishtinës me 418 persona të vaksinuar në një ditë. Ndërkaq komuna e tretë është ajo e Ferizajt me 384 të vaksinuar brenda një dite.
Në këtë link mund të shikoni detajet e publikuara nga MSH-ja. /Gazeta Sinjali/