image Drenas/ Kabllot në shtyllë elektrike marrin flakë

Siguri

Drenas/ Kabllot në shtyllë elektrike marrin flakë

news image

Sonte në Drenas janë djegur disa kabllo të një shtylle elektrike, duke i rrezikuar qytetarët që lëviznin në atë pjesë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen kabllo elektrike derisa digjen në shtyllën që është e vendosur mes dy shiritave të rrugës.

Në videon e dërguar nga sinjalizuesi shihen disa qytetarë duke kaluar pranë rrugës, ku në një moment shihet që kabllot kanë marrë flakë.

/GazetaSinjali/