image Drenas/ Burri rrah gruan sllovake, arrestohet

Siguri

Drenas/ Burri rrah gruan sllovake, arrestohet

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase sllovake, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar që të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në Drenas./GazetaSinjali/