image Dren Doli propozohet për ambasador në Mbretërinë e Holandës

Kosovë

Dren Doli propozohet për ambasador në Mbretërinë e Holandës

news image

Një numër i madh i ambasadave të Kosovës në vende të ndryshme të Kosovës kanë mbetur pa përfaqësues, një nga këto ambasada është edhe ajo në Mbretërinë e Holandës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një dokument i cili është publikuar shihet emri i profesorit të fakultetit juridik, Dren Dolit, si i propozuar për Mbretërinë e Holandës.

Ndër të tjerash në këtë dokument theksohet se kandidati Doli plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit NR.03/L-004 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Dokumenti është përcjellur nga Ministria e Jashtme, saktësisht ministrja Donika Gërvalla-Schwars për Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë./Gazeta Sinjali/