image Drejtues të Listës Serbe votojnë në veri

Politikë

Drejtues të Listës Serbe votojnë në veri

news image

Për zgjedhjet parlamentarë në Serbi, në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në komunën e Mitrovicës veriore kanë votuar edhe drejtues të partisë së Listës Serbe.

Aty votoi Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nënkryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Aleksandar Spiriqp, si dhe kandidatët për deputet Danijella Vujiçiq, Millan Saviq, Ljubomir Mariq.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Ndërsa, me të drejtë vote janë 15 mijë e 236 qytetarë.

Afër vendvotimeve kanë qëndruar edhe pjesëtarë të KFOR-it për siguri, derisa OSCE ka mbështetur këto zgjedhje./Gazeta Sinjali/