image Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës në aksion, liron hapësirën publike

Kosovë

Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës në aksion, liron hapësirën publike

news image

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë sot ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet, i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Siç njofton komuna përmes një njoftimi në Facebook, zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit, me ç’ rast subjekti afarist ka respektuar vendimin në fjalë dhe ka liruar vetë hapësirën e uzurpuar.

Me këtë rast drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi bënë thirrje te të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme, prioriteti i drejtorisë do të jetë qytetari dhe hapësira e përbashkët. /Gazeta Sinjali/