image Drejtori sportiv i Werder Bremenit tregon se a ka oferta konkrete për Rashicën

Futboll

Drejtori sportiv i Werder Bremenit tregon se a ka oferta konkrete për Rashicën

news image

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumnn ka hedhur poshtë pretendimet se klubet evropiane kanë bërë ofertë për futbollistin kosovar.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt me klubet e tjera. Askush nuk erdhi tek ne. Nuk ka asgjë specifike.” tha Baumann.

RB Leipzig është raportuar si një nga klubet më të afërta për transferimin e Milot Rashicës mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi sipas raportimeve të mediave italiane edhe Napoli ka shprehur po ashtu interes për transferimin e Rashicës.

Milot Rashica në këtë sezon ka arritur të shënoj 7 gola në 23 paraqitje.

/Gazeta Sinjali/