image Drejtori i Spitalit të Gjakovës: Macen është problem me e ndalë me hy në Spital

Shëndetësi

Drejtori i Spitalit të Gjakovës: Macen është problem me e ndalë me hy në Spital

news image

Gazeta Sinjali sot publikoi pamje të realizuara në repartet e Gjinekologjisë dhe në atë të Pediatrisë të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Në ato pamje shihej një mace e cila ishte futur brenda ambienteve të këtij institucioni shëndetësor dhe shëtitej pa u penguar nga askush.

Mirëpo, drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, tha për Sinjalin se është e pamundur të ndalohet hyrja e maceve brenda hapësirave të spitalit.

Sipas tij, ky spital ka dhjetë hyrje dhe dritare në çdo kat, afër të cilave ka pemë.

“Spitali i Gjakovës i ka gjashtë hyrje në katin përdhesë, në bodrum, edhe katër i ka në katin e parë, edhe dritare në çdo kate ki, macen është problem me e ndalë me hy në spital.”

“Në korridor u kanë. Kemi plot aso njerëz që vetëm bëjnë filmime, bëjnë xhiro në korridor.”

“Largoj ti, po ato prapë kthehen. Dritaret e spitalit kanë pemë afër, pacientët vetë i hapin dritaret, me u ajros. Është e pamundur me i mbulu të gjitha hyrjet e spitalit, ky është problemi. Shërbimi Kujdestar është aty, i merr i largon, po është e pamundur që ato të mos futen brenda. Nuk ka diçka me mshef aty”, tha Shala për Sinjalin./Gazeta Sinjali/