Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka blerë barërat Chloroquine dhe Azithromycin për ta luftuar koronavirusin.
Drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu për Gazetën Sinjali ka thënë se barërat me të cilat janë furnizuar janë të mjaftueshme për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë.
Sejdiu ka thënë se këto dy barëra nuk janë të reja, por ai ka theksuar se kanë treguar rezultate të mira në botë dhe sipas tij çmimi i tyre është nuk është i lartë.
“Është chloroquine dhe Azithromycin, kjo është antimalarik dhe antibiotik, nuk janë të reja, janë përdor edhe më herët, por sipas rekomandim në botë kanë rezultate edhe ne kemi bërë blerje edhe një pjesë r kemi edhe donacion. Chloroquine ne kemi ble prej 250 deri në 300 pako. Është e mjaftueshme për trajtimin e pacientëve, por mjaftojnë për një numër goxha të madh që nuk presim me pas numër aq të madh. Çmimi i tyre nuk është i lartë”, ka thënë Basri Sejdiu për Gazetën Sinjali.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar 35 persona me koronavirus, një prej tyre ka vdekur. /Gazeta Sinjali/