Një i burgosur me inicialet M.K. ëshë arratisur nga burgu i Dubravës, sonte rreth orës 18:00, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
“I burgosuri është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i burgut të Dubravës. Ai ka qenë i dënuar për shtatë muaj, ka pasë me u liru në korrik”, tha Thaçi.
I pyetur nëse është suspenduar ndonjë gardian i këtij burgu, Thaçi tha se ende janë duke vazhduar hetimet për këtë rast./Gazeta Sinjali/
Kosovë