image Drejtori i Shëndetësisë demanton lajmin se Prishtina sot pret rezultatet për COVID-19 të 140 personave

Shëndetësi

Drejtori i Shëndetësisë demanton lajmin se Prishtina sot pret rezultatet për COVID-19 të 140 personave

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka demantuar lajmin i cili sot ka qarkulluar në media ku thuhej se sonte do të dalin rezultatet e 140 personave të dyshuar për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi për Gazetën Sinjali ka thënë se ky lajm është i pavërtetë, ndërsa shton se sot në këtë komunë pritet të mirren 37 mostra nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare.

E Komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve me koronavirus.

Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.

Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i viktimave është rritur në 48./Gazeta Sinjali/