Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka reaguar edhe drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebiq.
Rebiq ka thënë se ata ishin njoftuar paraprekisht për aksionin që ROSU do ta zhvillonte në atë pjesë.
Ai theksoi se Beogradi është i gatshëm të ndërhyjë nëse ndodhë ndonjë eksod i popullit serb, duke shtuar se është i bindur se bashlësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë atë.
“Ne jemi të gatshëm të reagojmë në rast të eksodit të popullit serb, por jemi të bindur që bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë atë”, deklaroi Rebiq për RTS, përcjellë Gazeta Sinjali.
Ai i tha se 24 automjete të blinduara kanë hyrë në veri të Kosovës, në kundërshtim me të gjitha rregulloret dhe rezolutat.
Rebiq pretendon se ky është rasti i një frikësimi tjetër të popullatës serbe, si rezultat i zhgënjimit të Prishtinës për faktin se nuk arriti të bashkohej me INTERPOL për herë të katërt me radhë, duke u detyruar të tërheqë kërkesën për anëtarësim. /Gazeta Sinjali/