image Drejtori i Policisë: Përgatitjet për sulmin terrorist u bën katër ditë përpara në një poligon të ushtrisë serbe

Siguri

Drejtori i Policisë: Përgatitjet për sulmin terrorist u bën katër ditë përpara në një poligon të ushtrisë serbe

news image

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po mbajnë një konferencë për media, ku kanë publikuar pamjet që, siç u shpreh Sveçla, konfirmojnë përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist të ndodhur të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Hoxha tha se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime të vazhdueshme rreth sulmit terrorist, ku deri më tani nga këto hetimet tregohet se terroristët serbë ishin stërvitur për ditë me radhë para sulmit.

Ai shtoi se sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopanik, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

“Me datë 20.09.2023  në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Në vazhdim pamjet e publikuara nga Policia e Kosovës:

https://sinjali.com/publikohen-pamjet-e-pergatitjeve-per-sulmin-terrorist-ne-banjske-video/

/GazetaSinjali/