Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmedi është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përcjellë Gazeta Sinjali.
Mehmedi ka thënë se ky vit është shënuar me raste të shumta të dhunës në familje dhe sipas tij, shkaktar i kësaj është pandemia.
“110 raste më shumë janë këtë vit se herën e kaluar. Ndikim kishte pandemia. Ajo cka dua të them, faktqesisht themi se pandemia ka pas një ndikim”, është shprehur ai.
Ndryshe, drejtori përmendi se nga fillimi i pandemisë e deri më tani, institicioni i sigurisë ka dhënë mbi 23 mijë vërejtje për qytetarët e Republikës.
U.d i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është duke folur në Komisionin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës.
Po ashtu, njëra prej pikave kryesore janë edhe gjetjet e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian.