image Drejtori i Policisë: Armatimi i kapur në Veri planifikohej për sulme terroriste edhe ndaj trupave të KFOR-it

Siguri

Drejtori i Policisë: Armatimi i kapur në Veri planifikohej për sulme terroriste edhe ndaj trupave të KFOR-it

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë mbajtur një konferencë për media, ku dhanë detaje për rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku kanë kapur një sasi të konsiderueshme të armatimit i cili ishte planifikuar për sulm terrorist, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla dhe Hoxha thanë se ky armatim kishte për qëllim që të përdorej për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve, ndërsa Hoxha shtoi se armatimi do të përdorej edhe kundër forcave të sigurisë që janë në veri, përfshirë këtu edhe KFOR-in.

“Pas një pune intensive në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës, kanë siguruara informacione se strukturat ilegale dhe grupet kriminale në veri të vendit kanë grumbulluar një sasi të madhe të armatimit në Zveçan, me qëllim që të përdorin për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe kundër forcave të sigurisë që veprojnë në veri të vendit, përfshirë edhe KFOR-in”, th Hoxha.

“Vetura ka qenë e parkuar në mes objekteve të banimit në Zveçan. Janë marrë masat e sigurisë, meqë sasia e armatimit paraqiste rrezik për banorët. Vetura ka qëndruar për një kohë në atë lokacion, duke qenë rrezik për banorët që e kanë frekuentuar atë zonë. Në vend të ngjarjes kanë marrë pjesë edhe KFOR dhe EULEX që e kanë bërë vendshiqimin. Pjesa dërmuese e armatimit është prodhim serb”, tregoi Hoxha.

/GazetaSinjali/