image Drejtori i OBSH-së: Për 10 javë në Shqipëri mbërrijnë teste të shpejta që zbulojnë nëse jeni pozitiv me COVID-19

Shqipëri

Drejtori i OBSH-së: Për 10 javë në Shqipëri mbërrijnë teste të shpejta që zbulojnë nëse jeni pozitiv me COVID-19

news image

Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se për 8 ose 10 javë në Shqipëri do të mbërrijnë teste të shpejta që zbulojnë nëse jeni infektuar me COVID-19.

Sipas tij, Shqipëria në fillim të pandemisë nuk ka pasur një valë të madhe të infektimeve për shkak se ka reaguar shpejt dhe ka ndërmarrë masa.

Kluge tha gjithashtu se strategjia e testimit dhe gjurmimit është e rëndësishme kur shoqërohet me masa të tjera.

I dërguari i OBSH-së gjithashtu tha se Shqipëria është e barabartë me vendet e tjera të botës sa i përket marrjes së vaksinës.

“Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e popullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të rrezikuar nga sëmundje kronike”, ka thënë Kluge.

Kluge ka thënë se testet e shpejta në Shqipëri do të mbërrijnë pas 8 ose 10 javëve.

“Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën”, ka përfunduar Kluge./Gazeta Sinjali/