image Drejtori i OBSH-së me deklaratë: Tani është koha të jemi të përgatitur për pandeminë tjetër

Botë

Reagim/ Drejtori i OBSH-së me deklaratë: Tani është koha të jemi të përgatitur për pandeminë tjetër

news image

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanam Ghebreyesus, tha se pandemia Covid-19 përfundimisht do tëkalojë por duhet të përgatitemi edhe për një tjetër situatë të tillë të mundshme.

“Pandemia e Covid-19 përfundimisht do të kalojë, por nuk do të jetë e mundur të kthehemi në situatën e mëparshme. Ne nuk mund të vazhdojmë ‘të financojmë’ panikun, por duhet të përgatitemi për situatat e tjera të mundshme”, tha Ghebreyesus.

“Ndërsa ne jemi duke punuar për t’iu përgjigjur kësaj pandemie – nënvizoi ai – ne gjithashtu duhet punojmë më shumë për t’u përgatitur për tjetrën. Tani ne kemi mundësinë për të hedhur themelet për sistemet elastike të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se “Historia do të gjykojë të gjithëve jo vetëm se si kemi dalë nga kjo pandemi, por edhe për mësimet që kemi nxjerrë dhe veprimet që kemi ndërmarrë pasi të ketë kaluar Covid” shtoi ai./ Gazeta Sinjali/