image Drejtori i IKSHPK-së: Vendi ynë është ndër më të suksesshmit në botë ndaj COVID-19

Shëndetësi

Drejtori i IKSHPK-së: Vendi ynë është ndër më të suksesshmit në botë ndaj COVID-19

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, përmes një konference ka thënë se Kosova është ndër vendet më të suskesshme në botë për menaxhimin me situatë pandemie.

“Sipas raporteve, ne jemi ndër më të suksesshmit në botë, por duhet të kemi kujdes e t’i respektojmë rekomandimet. Virusi akoma është në mesin tonë, por ne duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte rekomandimeve. Përndryshe, nëse nuk i përmbahemi, do të bëjmë hap mbrapa, të detyrohemi që të ndërmarrim masa më të rrepta në këtë drejtim. Ne jemi të detyruar nëse rrezikohet jeta e qytetarëve’, tha Ramadani.

Ramadani më tutje ka theksuar se me lehtësimin e masave, qytetarët kanë filluar të mos i zbatojnë masat.

“U bëj apel qytetarëve të Kosovës, lehtësimi i masave ka bërë që të ketë rritje të rasteve. Këto raste kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me moszbatimin e rekomandimeve. Ne kemi pasur disa masa restriktive sepse gjendemi në gjendje emergjente, por këto masa nuk kanë qenë të rrepta, kanë qenë masa të harmonizuara me të gjitha karakteristikat që i ka vendi ynë, duke i pasur parasysh këto elemente, ne pandeminë e kemi tejkaluar me sukses të shkëlqyeshëm”, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/