Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka kërkuar nga gazetarët që ishin të prezent sot në konferencën që ai e mbajti bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, që të mbajnë distancë mes njëri-tjetrin së paku 2 dy metra.
Derisa ai po u bënte thirrje gazetarëve që t’i mbajnë distancë në mënyrë që të mund të marr frymë, po qëndrontonte shumë afër me presidentin Thaçi, pa e respektuar distancën.
Ramadani tha para mediave se kanë rekomanduar që qytetarë të ju përmbahen rregullave, për të qëndruar dy metra distancë nga njëri-tjetri, për të parandaluar përhapjen apo transmetimin e koronavirusit.
“Kemi rekomanduar qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë, duke mbajtur distancë së paku dy metra, gjë që nuk po e shoh këtu dhe po më pengon shumë, sepse jam i rrezikuar. Unë nuk kam forcë ekzekutive, prandaj largohuni pak në mënyrë që të jem i lirë që të marr frymë, këtu po ju lus juve që ta interpretoni popullatës dhe çdo qytetari që t’i përmbahen distancës”, tha ndër të tjera Ramadani./GazetaSinjali/