image Drejtori i ATK-së tregon pse disa punëtorë akoma nuk i kanë marrë rrogat nga Pakoja Emergjente

Kosovë

Ekonomi/ Drejtori i ATK-së tregon pse disa punëtorë akoma nuk i kanë marrë rrogat nga Pakoja Emergjente

news image

Që nga 11 prilli kur filluar aplikimi, rreth 180 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave bazuar në Pakon Emergjente Fiskale.

Ndonëse shumica e punëtorëve të kompanive private i kanë marrë të ardhurat që u takojnë, disa prej tyre janë ende në pritje, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi tha se këto vonesa janë bërë për shkak se afati i aplikimit për përfitimet nga pako emergjente të muajit prill është deri më datën 15 prill 2020.

“Jo, ende nuk kanë përfunduar, deri më datë 15.05.2020 është afati për aplikim. Komisioni është duke punuar intensivisht”, tha shkurt Murtezi për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 13 mars, ka marrë vendim për mbylljen e bizneseve për shkak të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton pandemia e korona virusit. Por, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.

Nga kjo vlerë 61 milionë euro janë ndarë për pagat e punëtorët në vlerë 170 respektivisht, 130 euro për dy muajt e ardhshëm, që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, subvencionim të qirasë për 50 përqind dhe kontributeve pensionale./ GazetaSinjali/