image Drejtoresha e Shëndetësisë jep detaje për të infektuarin me koronavirus nga Hani i Elezit

Kosovë

Pandemi/ Drejtoresha e Shëndetësisë jep detaje për të infektuarin me koronavirus nga Hani i Elezit

news image

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Medina Imishiti ka dhënë detaje për të infektuarin e parë nga kjo komunë.

Sipas saj, ky rast është rast kontakti dhe ka qenë i njohur për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucionin komunal e shëndetësor.

“Pacienti nuk ka pasur shenja të Covid-19 andaj nga ekipet mjekësore është këshilluar për vetizolim dhe në rast paraqitjes së ndonjë simptomave të thërras ekipet mjekësore të cilat kanë qenë në gatishmëri 24 ore”, ka shkruar ajo.

Imishti thotë se IKSHP dhe Shtabi Komunal po gjurmojë kontaktet e pacientit me personat e tjerë.

“Komuna tashmë ka marrë masat parandaluese për Covid-19. Por tani qytetarë të dashur ndihma juaj është vendimtare në parandalim të përhapjes së virusit Covid-19 në Komunen e Hanit të Elezit dhe më gjerë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e MSH dhe IKSHP, duke shmangur kontaket me njëri- tjetrin e duke qëndruar në shtëpi. /Gazeta Sinjali/