image Drejtoresha e një shkolle: Kobe Bryant e meritoi të vdesë, ishte përdhunues

Futboll

Sport/ Drejtoresha e një shkolle: Kobe Bryant e meritoi të vdesë, ishte përdhunues

news image

Një drejtoreshë e një shkolle nga Uashingtoni sugjeroi në një postim në rrjetin social Facebook se Kobe Bryant e meritonte vdiste, ditën kur ai u vra pasi iu rrëzua helikopteri me të cilin po udhëtonte.

Drejtoresha e shkollës së mesme Camas në Uashington, Liza Sejkora, së fundi kërkoi falje për postimin e saj në Facebook, të cilin e kishte bërë më 16 janar – pikërisht ditën kur vdiqën Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

“Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, kishte shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të papërshtatshme dhe joadekuate”.

Një punëtore 19-vjeçare e një hoteli në Kolorado e kishte akuzuar Bryant-in, i cili atëherë ishte 25-vjeçar, në vitin 2003 se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli.

Ikona e basketbollit në NBA ishte arrestuar shkaku i kësaj akuze, mirëpo prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat pasi që akuzuesja e tij s’kishte pranuar të dalë dëshmitare.

Për akuzën civile të cilën e ngriti gruaja ndaj Bryant u arrit marrëveshje jashtë gjykatës në vitin 2005, për një shumë parash që nuk është bërë kurrë e ditur.

Sejkora së fundi ka thënë se ajo dëshiron “të kërkojë falje që ka sugjeruar se një person e meriton të vdesë. Ajo deklaratë ishte e papërshtatshme dhe joadekuate”. Ajo iu referua komenteve të saj si “reagim personal, të thellë”.