image Drejtoresha e Klinikës Infektive tregon për gjendjen e stafit mjekësor të cilët nuk pushuan që 6 muaj

Shëndetësi

Drejtoresha e Klinikës Infektive tregon për gjendjen e stafit mjekësor të cilët nuk pushuan që 6 muaj

news image

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë se përkundër punës së madhe gjashtëmujore, një numër i vogël i stafit është infektuar.

Ajaza-Berisha ka theksuar se arsyeja pse stafi i Klinikës Infektive i ka bërë ballë pandemisë është përvoja e tyre.

“Përkundër kësaj pune që është bërë gjashtëmujore, megjithatë ne falë përvojës tonë të epidemive paraprake, kemi pasur një numër më të vogël të stafit të infektuar në kuadër të Klinikës Infektive, dhe kjo na ka ndihmuar shumë që stafi të bart përgjegjësinë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ajo ka treguar se deri më tani në Klinikën Infektive kanë pasur 3 mijë e 500 raste ambulatore, teksa 600 raste janë spitalizuar në këtë klinikë.

“Ne në klinikë deri më tani kemi pasur rreth 3500 raste ambulatore, ku kemi ofruar shërbime në zyrën ambulatore koronavirus, ndërsa kemi pasur rreth 600 raste të spitalizuar në Klinikën Infektive. Duke pasur parasysh që ende vazhdon trendi që në klinikë janë rreth 50 për qind pacientëve që janë spitalizuar në gjithë QKUK-në. Duke pasur parasysh që janë pacientë shumë më specifikë dhe kërkojnë trajtim shumë më të veçantë. Ne edhe përkundër punës tonë gjashtëmujore pa pushim fare do të vazhdojmë, jemi bindur dhe të përkushtuar ndaj këtyre të pacientëve”, u shpreh Ajazaj-Berisha./ Gazeta Sinjali/