image Drejtoresha e Infektives jep detaje për gjendjen e dy pacientëve me Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Drejtoresha e Infektives jep detaje për gjendjen e dy pacientëve me Covid-19

news image

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, ka njoftuar se dy pacientët e shtrirë në këtë klinikë të cilët janë në gjendje të rëndë, kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacientët që janë në intensive, janë pacientë që kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka thënë ajo.

Tutje, Ajazaj-Berisha shtoi se është shqetësues fakti që ditëve të fundit ka pasur më shumë të infektuar se të shëruar, dhe se sipas saj duhet patur kujdes që mos të rikthehen rastet ashtu siç kanë qenë në fillim të pandemisë.

“Numri më i madh i të infektuarve se sa i të shëruarve është shqetësues edhe për ne si mjekë, mirëpo edhe për qytetarët. Shpresoj që qytetarët t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe të mos kthehen rastet ashtu sic kanë qenë në fillim”, ka thënë ajo.

Ajazaj-Berisha ka konfirmuar po ashtu se aktualisht asnjë person nga stafi mjekësor i Infektives nuk është i dyshuar apo konfirmuar me koronavirus. /GazetaSinjali/