image Drejtoresha e hotelit luksoz që ka “vetëm një punëtor”, merr pozitë të rëndësishme në kabinetin e Besnik Bislimit

Kosovë

Këshilltarja/ Drejtoresha e hotelit luksoz që ka “vetëm një punëtor”, merr pozitë të rëndësishme në kabinetin e Besnik Bislimit

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Bisnik Bislimi sot ka bërë këshilltare të tij, Kaltrina Zekën, e cila është edhe drejtoreshë e hotelit me emër “Best Western Hotel Galla’’, ku ka të regjistruar vetëm një punëtor në ARBK.

Të dhënat në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, rezulton se në hotelin i cili ndodhet në zonën e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka të regjistruar vetëm një punëtor.

Edhe pse të dhënat e deklaruara në ARBK janë që vetëm një punëtor është i regjistruar në hotel, në faqen zyrtare të tyre kanë të shkruar njoftimin që ofron komoditet të lartë me një staf të orientuar në shërbim të klientëve.

“Tek ne përveç që do të gjeni një vendndodhje pa përjashtim tejet strategjike, gjithashtu do të gjeni akomodim të rehatshëm, dhoma të klasit të lartë dhe të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme, standardin më të lartë të shërbimit, staf të orientuar në shërbim të klientëve tanë, ushqim të shijshëm në të gjitha aspektet, dhe hapësirat të cilat do të bëjnë që qëndrimi juaj me ne të jetë një përvojë e kënaqshme dhe paharrueshme”, thuhet në përshkrimin që ka të vendosur hoteli në faqen e tyre zyrtare.

Ndryshe, drejtoresha e hotelit, Zeka, ka publikuar edhe në faqen e saj në Facebook, se që nga sot ka filluar punë të re si këshilltare në Ministrinë e Financave dhe Transfereve./ Gazeta Sinjali/