image Drejtoresha e bordit të Telekomit të Kosovës nënshkruan dorëheqjen, para shkarkimit nga ministrja

Kosovë

Drejtoresha e bordit të Telekomit të Kosovës nënshkruan dorëheqjen, para shkarkimit nga ministrja

news image

Kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri, e cila është bashkëshortja e deputetit Bekë Berisha, pritet që të jap dorëheqje nga ky post para se të shkarkohet nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fakt shkarkimi i Shatrit dhe i gjithë anëtarëve të Bordit të Telekomit të Kosovës, është përmendur që nga dita e djeshme, ku ministrja Hajdari kishe planifikuar shkarkimin e të gjithë anëtarëve.

Megjithatë Gazeta Sinjali, nga burimet e veta mëson se Shatri do të jap dorëheqja para se të shkarkohet nga ministrja Hajdari. Siç mëson Gazeta Sinjali, tashmë Shatri vetëm se e ka nënshkruar dorëheqjen, por që nuk e ka dorëzuar ende.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Shatri ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare për pyetjet e mediumit.

“Këto janë thashetheme, ju mundeni me publiku po nuk ka asgjë zyrtare”, ka thënë Shatri për Gazetën Sinjali.

Në ndërkohë pak më herët Gazeta Sinjali, publikoi letrën e dërguar nga anëtarët e bordit të Telekomit e Kosovës të cilët e kritikoi ministren për injorim si dhe për informacionet e publikuara se pritet shkarkimi i anëtarëve të bordit.

Javën e kaluar Gazeta Sinjali, kishte raportuar për shkeljen e rregullores nga kryetarja e bordit, Besa Shatri dhe anëtari i bordit, Sead Ujkani të cilët së bashku me udhëheqësit e Telekomit të Kosovës kishin udhëtuar për në Paris, ani pse rregullorja ua ndalon anëtarëve të bordit të udhëtojnë me financa të ndërmarrjes pa leje paraprake./Gazeta Sinjali/