image Drecun: Jo negociata pa u formuar Asociacioni

Politikë

Drecun: Jo negociata pa u formuar Asociacioni

news image

Kryetari i Komisionit parlamentar në Serbi për Kosovën, Millovan Dreçun, është shprehur se zyrtarët perëndimorë nuk po duan t’i dëgjojnë pikëpamjet e Beogradit dhe shtoi se plani franko-gjerman ka hyrë në fazën “merre ose lëre”.

Kryeministri ynë Albin Kurti do ta takojë në Bruksel presidentin serb Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt.

Presidenti serb ka deklaruar se në këtë takim duhet të diskutohet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Drecuni në një bisedë me TV Pink është shprehur se vazhdimi i ngociatave të mëtejshme është i mundur vetëm nëse formohet Asociacioni, përcjell Kosovo-Online.

“Nëse është thënë qartë nga ana jonë se pa formimin e Asociacionit nuk mund të vazhdojë dialogu… atëherë si ka mundësi që tani është thirrur një takim… kjo do të ishte e mundur nëse do të ishte një draft i statutit të Asociacionit në tavolinë, sepse këto janë procedura të parashikuara në Marrëveshjen e Brukselit,” – u shpreh ai.

Sipas Drecunit, kushtet e Prishtinës për formimin e Asociacionit janë të papranueshme.

/GazetaSinjali/