image Deputetja e majtë gjermane: Kosovës t’i bëhet më shumë presion për planin franko-gjerman

Politikë

Deputetja e majtë gjermane: Kosovës t’i bëhet më shumë presion për planin franko-gjerman

news image

Deputetja e Majtë në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, ka dënuar presionet e BE-së ndaj Beogradit duke e kontestuar neutralitetin e vendit të saj, Gjermanisë.

Nastiq ka vlerësuar se aktualisht Serbia është nën presion më të madh për të pranuar planin franko-gjerman.

Ajo vazhdoi me pretendimet e saj të çuditshme duke shtuar se i vinte turp që Gjermania nuk i kishte dënuar sulmet sipas saj me motive etnike në Kosovë në fillim të këtij viti.

Më tej, Nastiq sulmoi edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia për të cilën vlerësoi se krijoi precedent për vendet e tjera.

“Në aneksimin e katër rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, presidenti rus Vladimir Putin u thirr në shkeljen e ligjit ndërkombëtar në rastin e Kosovës,” – u shpreh ajo, raportom Kosovo-Online.

/GazetaSinjali/