Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun, ka folur për Asociacionin dhe zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Drecun ka thënë se tash për formimin e Asociacionit do të vendosin kryetarët edhe asamblistët e rinj të zgjedhur nga zgjedhjet lokale në komunat veriore të Kosovës, nëse më ketë gjë pajtohen ekzekutivi kosovar.
Ai ka thënë se draft-statusi i Asociacionit që do të prezantohet më 2 maj në takimin Kurti-Vuçiq edhe nëse miratohet, ai duhet të votohet nga kryetarët dhe asamblistet e rinj të zgjedhur në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
“Edhe nëse e pranojnë të gjithë këtë, si mund të realizohet praktikisht në një situatë ku nuk keni këshilltarë dhe kryetarë serbë? Në këtë variant do të mund të formohej vetëm një komunitet që do të ishte i pjesshëm, do të mund të përbëhet nga gjashtë komuna në jug të Ibrit, por këto katër do të dilnin nga historia e Asociacionit.” – ka shpjeguar ai për RTS.
Tutje, ai ka thënë se se tani është një “pengesë e pakapërcyeshme” që ndoshta mund të zgjidhet me një marrëveshje politike për të refuzuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, për tërheqjen e njësive speciale nga veriu i Kosovës, për të filluar me formimin e Asociacionit, e cila do t’u krijonte kushte serbëve të kthyer në institucionet e Kosovës.