image "Dream Girl" e Butrintit merr 1 milionë shikime ende pa u bërë 24 orë

Bota e Yjeve

“Dream Girl” e Butrintit merr 1 milionë shikime ende pa u bërë 24 orë

news image

Butrint Imeri, artisti që ka pushtuar zemrat e të gjithëve, më 01 gusht publikoi këngën e tij më të re “Dream Girl”, e cila është në bashkëpunim me artistin e njohur, Nimo.

Kënga është pritur shumë mirë, duke marrë parasysh që ende nuk kanë kaluar 24 orë që nga publikimi dhe numëron 1 milionë shikime në platformën “Youtube”.

https://www.instagram.com/p/B0rVxgMlkVe/?igshid=12tz7pro20uai

Butrinti njihet për projektet e tij profesionale, duke u kujdesur deri në detajin më të vogël. Edhe kësaj radhe ai nuk i ka zhgënjyer fansat e tij, sepse ka sjellë një projekt që në vete ngërthen një investim rreth 30 mijë euro.

Në një prononcim për “Sinjalin”, Butrinti ka treguar edhe arsyen se përse investon kaq shumë në projektet muzikore.

Arsyeja që unë investoj aq shumë kohë, mund dhe energji në projektet e mia është sepse dua me ua shpagu fansave të mi gjithë dashurinë që e shfaqin ndaj meje. U jam mirënjohës gjithnjë, edhe pse përkundër angazhimeve të shumta ndoshta koha nuk më premton që të ua shfaqi aq sa do të doja.”, u shpreh ai.

Butrinti është në turneun e tij të verës, ku nuk kalon pa pasur dy apo tri koncerte brenda një nate. Për një artist të ri në moshë, Butrinti ka thyer çdo rekord të mundshëm./Sinjali/