image Drama në klasikën e Bundesligës i takon Bayernit, fiton në Dortmund

Futboll

Drama në klasikën e Bundesligës i takon Bayernit, fiton në Dortmund

news image

Klasikja gjermane Dortmund – Bayern Munich u zhvillua sot, raporton Sinjali Sport.

Kryendeshja e xhiros së 14-të në Bundesligë u luajt në ‘Signal Iduna Park’.

Spektakli u fitua nga Bayerni, pasi fitoi me rezultat 2-3 në goleadën mes dy gjigantëve gjerman.

Brandt e hapi llogarinë në këtë takim për vendasit, por nuk vonoi shumë skuadra mysafire duke barazuar me Leëandoëski, më pas në fund të pjesës së parë Coman i kaloi kampionët në fuqi në epërsi.

Pjesa e dytë filloi mirë për vendasit, të cilët barazuan me Haalandin, mirëpo Leëandoëski nuk dëshironte barazimin dhe me golin e tij nga 11-metërshi, i siguroi tre pikë ekipit.

Bavarezzët me 34 pikë janë lider momentalisht në Bundesligë, përderisa Dortmundi me 30 sosh është e dyta. /Gazeta Sinjali Sporti/